
Me golin e Oto Johnit në fundin e ndeshjes, Dukagjini ka vazhduar të jetë me shpresa për ta kapur një vend që dërgon në garat evropiane edicionin tjetër.
Dukagjini të shtunën në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, fitoi përballë Malishevës me rezultatin 1:0.
Nigeriani John në minutën e 86-të plasoi bukur topin në rrjetë për golin e pikëve të plota për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armend Dallku.
Në përgjithësi, dueli i zhvilluar në Klinë në stadiumin “18 Qershori”, pati pak raste të mira për shënim, ndërsa u karakterizua me lojë të ashpër.
Por fitores iu gëzua Dukagjini, që tani ka 44 pikë në pozitën e katërt.
Malisheva mbetet në pozitën e 39-të dhe vazhdon luftën për mbijetesë.
Në kuadër të xhiros së 34-t, Dukagjini udhëton te Drenica që tashmë ka rënë nga elita e futbollit kosovar.
Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj” e pret Prishtinën.