Politiko

Duriqi “i prerë”: Është në favor të Serbisë nëse ia mbyll institucionet në këtë mënyrë

Gazeta10
15 Janar 2025 - 20:45

Gazetari, Visar Duriqi ka komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend.

Duriqi ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhet direkt me fushatën zgjedhore.

“Absolutisht është për fushatë”, ka thënë Duriqi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas Duriqit, Policia e Kosovës nuk mund ta ndërrmarrë asnjë veprim pa koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Në rastin që policia merr aksion pa Prokurorinë i bjen që nuk ka vepër penale, por veç shkelje për kundërvajtje”, ka thënë Duriqi.

Për këtë arsye, Duriqi ka theksuar se kjo formë e mbylljes i kovenon Serbisë.

“Është në favor të Serbisë nëse ia mbyll institucionet në këtë mënyrë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.