
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se rrugët magjistrale kanë mbetur të pa përfunduara deri mw tani si shkak i borxheve që kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.
Durmishi në emisionin Raport në Kanal10 tha se në vitin 2024 do të përfundojnë, rruga Prishtinë Podujevw, Prishtinë- Pejë dhe Prishtinë- Mitrovicë.
“Projektet që i kemi bërë ne dhe që po fillojmë, secila po ecë me dinamikë tjetër.Rrugët kanë ngecur për shkak se kur kemi ardhë në kemi gjetë buxhetin me 182 milionë euro borxhe për shpronësime dhe 347 milionë euro kontrata të nënshkrume me atë buxhet. Natyrisht që duhet kohë për me i zgjidhë të gjitha këto probleme të mëdha të trashëgume. Rruga Prishtinë- Podujevë po përfundon me afatin maksimal 365 ditë, pra për një vit.”/Gazeta10/