
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj mbas nje kohe të gjatë do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre ditën e shtunë në Toskanë, Itali.
Moderatorja e njohur është zhvendosur në vendin përrallor, ku po bën përgatitjet e fundit të ceremonisë së dasmës, ku do të marrin pjesë kolegët e miqtë e tyre më të afërt.
Arbana ka ndarë sot një foto nga Toskana. Ajo postoi dhe disa foto të tjera të këndshme nga Toksana në Instastory. Kujtojmë se prezantuesja dhe regjisori janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, si dhe Joni i cili është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.

