Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës në basketboll

Gazeta10
27 December 2023 - 12:29

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante.

Xhiron e 15 të këtij sezoni do ta hap dueli mes KB Istogut dhe KB Trepçës, i cili zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

KB Trepça po kalon nëpër një formë fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore, dhe renditet në vendin e parë me 26 pikë. Në anën tjetër, KB Istogu zë vendin e fundit në tabelë me 15 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve KB Prizrenin.

KB Prishtina zë vendin e tretë me 23 pikë, krahas Prizrenit që renditet i gjashti me 19 pikë të arkëtuara.

17:00 KB Istogu – KB Trepça

19:30 Sigal Prishtina – KB Prizreni 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.