Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dy mërgimtarët që “pushtuan” TikTok-un, në Vera10 tregojnë se si filloj karriera e tyre

Gazeta10
21 July 2023 - 21:04

Në emisionin Vera10 në televizionin Kanal 10 të ftuar sot janë  dy mërgimtarët  si dhe njëheri edhe tiktok-era të famshëm komik, Egzon Ademi dhe Armend Murtezi

Ata kanë rrëfyer se si filloi karriera  e tyre si dy TikTok-era të famshëm komik.

Armendi ka treguar se që nga momenti i pandemisë ai ka filluar ta sprovoi vetën me video komike si dhe njëheri rrëfeu se është një tip gazmor dhe nga kjo i lindi ideja të filloi karrierën e tij.

“Valla në qat kohë ka qenë koha e pandemis e na mshelen mrena edhe une gjith jom kane njëfarë hajgaregjie edhe një kusheri i jemi tha nisja edhe ti edhe qishtu herë njëherë një e njëherë  një edhe qe ku jom”, ka thënë Armendi.

Ndërsa  Egzoni tha se për të filluar karrieren e tij kanë negociuar edhe shokët e tij si dhe ishte edhe vet dëshira të bënte tiktok-ka  edhe më parë.

“Papritur krejt i shikojsha këto videot në tiktok njerëzit që bënin tiktok-ka qesha me ta , tani dikur do shok më than hajt boje edhe ti një edhe qe mbeta tash”, ka thënë ai.

Por gjithashtu  vlen të theksojmë se që të dy TikTok-erat e famshëm numërojnë me miliona klikime në rrjetet sociale me videot e tyre komike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.