
Dy persona janë arrestuar të premten në dy raste të ndara në veri të vendit, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të 24 orësh.
Në Mitrovicën e Veriut, dje është arrestuar një shtetas i Serbisë. Ai dyshohet se kishte falsifikuar një letërnjoftim serb.
Mitrovicë Veri 28.08.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar letërnjoftimin e Serbisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në një rast tjetër, rreth orës pesëmbëdhjetë e pesëdhjetë minuta, në pikën kufitare në Jarinjë, është arrestuar një shtetas i Kosovës. Sipas policisë, ai kishte kanosur një zyrtar policor, derisa ky i fundit kryente detyrën zyrtare.