Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy persona gjenden të vdekur në Vlorë

Gazeta10
05 January 2024 - 21:47

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bëhet fjalë për një 58 vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe për një 90-vjeçar që dyshohet të jetë vetëvarur.

Ndërkohë grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë -Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

-Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur.

Grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve./Euronews

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.