
Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese në Kosovë.
Dy persona, njëri nga Gjakova, e tjetri nga Malisheva dyshohen se kanë rrahur gratë e tyre.
I dyshuari që është nga Gjakova gjendet në arrati, ndërsa ai i Malishevës është arrestuar, njofton policia.
I prangosuri është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyja rastet janë cilësuar “Dhunë në familje”. /Gazeta10/