Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orësh në Malishevë

Gazeta10
12 December 2023 - 9:32

Në 24 orët e fundit, dy familje në Malishevë kanë pësuar dhunë brenda shtëpisë së tyre.

Për rastin e parë të ndodhur të hënën është arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

“Malishevë 11.12.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”.

Ndërsa, të rasti i dytë është arrestuar një burrë, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 10.12.2023 – 23:00. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, me 11.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.