
Shkollat “Naim Frashëri” dhe “Dëshmorët e Kombit” – në qytetin e Podujevës, u kanë bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë.
Të dyja shkollat këtë ftesë e kanë bërë përmes rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta10.
Në të dyja postimet thuhet se vendimi i djeshëm i Qeverisë Kurti, ka krijuar rrethana të reja dhe duhet të minimizohen humbjet që ju shkaktohen fëmijëve nga greva.
Kjo thirrje vjen pas njoftimit të katër kryetarëve të komunave të udhëhequra nga VV, të cilët sot u bënë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor./Gazeta10