Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti në Caralevë të Prizrenit

Gazeta10
06 October 2024 - 17:40

Një aksident mes dy veturave në Caralevë të Prizrenit, la të lënduar dy persona.

Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.10.2024, rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.