
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë rreth orës 16:00, raporton Gazeta10.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas Borovcit, të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ende s’ka të arrestuar për këtë rast./Gazeta10.