Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy vajza mbyllen me dhunë në një banesë dhe keqtrajtohen nga dy meshkuj

Gazeta10
11 December 2022 - 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza kanë raportuar se teksa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj janë dërguar në një banesë, ku janë sulmuar fizikisht nga ta.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.