Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit – ende nuk ka nisur gjykimi në Hagë

Gazeta10
04 November 2022 - 21:26

Në dy vjetorin e ndalimit dhe udhëtimit për në Hagë të ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi, u mbajt seanca e 15-të statusore, por gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UCK-së në Hagë nuk ka nisur.

Mëngjesin e të premtes, ishte vajza e Krasniqit, Gresa J. Krasniqi e cila me një postim prekës kujtoi dy vjetorin e këtij lajmi të hidhur.

“2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim! “Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!” shkroi ai.

“I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova! Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb? Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?” shkroi Gresa në Facebook, me plotë emocione” shkroi e bija.

Për dallim nga një vitë më parë, në dy vjetorin e ndalimit nga Specialja, nuk janë parë shumë reagime në Kosovë.

Nën ethet e fillimit të gjykimit së shpejti, Jakup Krasniqit disa herë i është refuzuar kërkesa për mbrojtjen në liri. 

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.