Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dybala po largohet nga Roma, transferohet tek klubi i madh turk?

Gazeta10
17 Dhjetor 2024 - 11:01

Agjenti i Paulo Dybala, Carlos Novel, ka takuar drejtorët e Galatasaray për të diskutuar një transferim në janar dhe sipas mediave italiane, Giallorossët janë gati të shesin argjentinasin muajin e ardhshëm.

Dybala mund të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit dhe agjenti i tij, Carlos Novel, u takua me drejtorët e Galatasaray të hënën.

Novel u pa në tribuna në fitoren 4-3 të Galatas ndaj Trabzonspor mbrëmë së bashku me një ndërmjetës, George Gardi.

Kontrata e Dybala-s në Stadio Olimpico skadon në qershor 2025 dhe sipas Gazzetta-s, Roma është gati të lëshojë La Joya-n falas muajin e ardhshëm.

Roma nuk ka hapur bisedimet për një marrëveshje të re, duke sugjeruar se argjentinasi nuk është pjesë e planeve të tyre afatgjata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.