Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dyshime për përfshirje në aferë ryshfeti (VIDEO)

Gazeta10
13 January 2023 - 19:09

Raporti: Arbenita Ilazi

Policia e Kosovës është autorizuar për mbledhjen e provave në rastin e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i cili po dyshohet të jetë përfshirë në një aferë ryshfeti për një grant qeveritar. Nga prokuroria kanë thënë se për këtë rast u janë deponuar disa audio-incizime. Ndërsa, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që nëse raportimet janë të vërteta, ndaj të njëjtit të merren masa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbulloj informacione dhe prova në lidhje me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i cili dyshohet të jetë përfshirë në një aferë ryshfeti për një grant qeveritar.

Nga prokuroria kanë thënë se para publikimit të audio-incizimit ne medie, atyre u ishin deponuar disa audio-incizime, për çka menjëherë kishin autorizuar policinë që të merrej me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me audio-incizimin e publikuar ditëve të fundit nga një portal vendor, për një grant qeveritar, se para plasimit të këtyre provave në publik, në Prokurori janë deponuar audio-incizime, për të cilën çështje Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar policinë për të grumbulluar informata dhe prova, mirëpo publikimi i provave në opinionin publik që ndërlidhen me këtë çështje, na ka vështirësuar punën hetimore, andaj, me qëllim të ruajtjes së interesit të përgjithshëm të këtij rasti dhe rasteve të tjera në të ardhmen, të cilat janë në fazën e hetimeve, kërkojmë të mos publikohen prova të cilat dëmtojnë integritetin e hetimeve.

 “… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”. Këto janë disa nga bisedat që dyshohet t’i ketë bërë zëvendësministri Veliji bashkë me një person tjetër.

Sipas insajderit, Veliji flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Mirëpo, në lidhje me rastin nuk janë deklaruar nga Ministria eZhvillimit Rajonal e as nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, ka reaguar deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ka thënë në emisionin Prime Time se Veliji nuk është zëvendësministër i Vetëvendosjes, por ai është propozuar nga deputetja Duda Balje.

Tutje, Basha tha se nëse ‘Veliji ka bërë diçka të paligjshme, do ta dërgojë vetë në burg’.

Më 1 prill të 2021-tës, kryeministri Albin Kurti kishte emëruar Almir Velijin zëvendësministër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.