
Një hetim paraprak i dëmtimeve në dy tubacionet e gazit Nord Stream në pjesën daneze të Detit Baltik tregon se rrjedhjet janë shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”, tha policia e Kopenhagës të marten, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Autoritetet suedeze dhe daneze po hetojnë katër vrima në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të cilat lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik dhe janë kthyer në një pikë ndezjeje në krizën e Ukrainës.
Hetimet e mëtejshme për thyerjet e 26 shtatorit në zonën ekskluzive ekonomike të Danimarkës do të trajtohen bashkërisht nga Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i vendit.
Udhëheqësit botërorë i kanë quajtur dëmet një akt sabotimi, por ende mbetet e paqartë se kush mund të qëndrojë pas shpërthimeve.
Gjetjet daneze dukeshin të ngjashme me ato të prokurorëve suedezë, të cilët thanë se dy vrima të tjera në tubacione gjithashtu dukej se ishin shkaktuar nga shpërthime dhe se çështja po hetohej si një akt sabotimi bruto. / Gazeta10