
Gjatë të martës, një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Rahovecit.
Burime nga Indeksonline bëjnë të ditur se ky person është Betim Berisha, 30-vjeçar nga Fortesa e Rahovecit. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje pasditen e djeshme.
Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje për këtë rast.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për obduksion,” thuhet në njoftimin e policisë.