Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se është zhdukur një person në Liqenin e Batllavës

Gazeta10
19 July 2026 - 21:29

Një ngjarje tragjike dyshohet të ketë ndodhur të dielën padite në liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është zhdukur në ujë.

KosovaPress mëson se, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj rreth moshës 55 vjeçare, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat.

Mësohet se familjarët për herë të fundit e kanë parë familjarin e tyre rreth orës 18:35.

Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipi i emergjencës në Podujevë, njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zjarrfikësit.

Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka konfirmuar rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.