Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se planifikoi ta vrasë dikë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë

Gazeta10
25 June 2026 - 15:36

Prokuroria Speciale, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Në komunikatë thuhet se, sipas aktakuzës, i dyshuari E.H, për shkak të mosmarrëveshjeje që ka pasur me një person tjetër, M.D, ka planifikuar privimin nga jeta të këtij të fundit.

”Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Prishtinë, 25 qershor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj të pandehurit E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.

Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.