Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

E cilit komb është FSK-ja? – Matoshi-Shalës: Shqipëria e ka ushtrinë në NATO o Azdren!

Gazeta10
17 February 2025 - 21:50

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorit politik Halil Matoshit dhe historianit Azdren Shalës lidhur me çështjen e kombësisë.

Shala ka thënë se flamuri kombëtar dominon, por nuk ka përjashtuar mundësinë që shteti i Kosovës të krijojë kombin.

“Te teoria moderniste, njësia kombëtare përkufizohet me atë shtetërore… Hiç ma larg se sot e kemi pasë pavarësinë, nxirreni pamjet dhe shihni se cili flamur dominon. Ajo është deklarim i popullit. Këta për mu janë shqiptarë”, ka thënë Shala.

Me një deklarim të tillë nuk është pajtuar Matoshi.

“Seni i parë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është neni 126 thotë FSK është forcë kombëtare… E cilit komb është qekjo forcë kombëtare?”, ka thënë Matoshi.

“E kombit shqiptar”, është përgjigjur Shala.

Debatet e mospajtimet kanë vazhduar edhe me emertimet e përdorura në Kushtetutën e Kosovës.

“E cilit komb shqiptar? Ajo e ka ushtrinë kombëtare shqiptare o Azdren. Po Shqipëria e ka ushtrinë në NATO o Azdren!”, ka thënë Matoshi.

“Thotë sepse zëvendësimi i nocionit shtet me komb nuk është e njëjta, por ka mbetur në ’45-ën …”, ka këmbëngulur Shala. /Gazeta10/

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.