Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E demaskuam qeverinë” – Përplasje e ashpër në studio Berisha – Abdullahut: Keni qenë në publicitet

Gazeta10
29 June 2023 - 21:00

Opozitëbërja e PDK-së ka përplasur ashpër në Politiko në Kanal10 zëdhënësin e kësaj partie, Faton Abdullahu me gazetarin Ridvan Berisha.

Teksa Abdullahu tha se PDK-ja ka punuar në mënyrë të vazhdueshme e konstruktive duke e demaskuar qeverinë me vendimet e saj, Berisha i tha atij se gjatë gjithë kohës ishin në “publicitet”.   

“Kjo pakënaqësi e tyre se çfarë po bon opozita, është meritë e opozitës, e PDK-së. Aq shumë kemi punu në mënyrë të vazhdueshme e konstruktive, duke e demasku këtë qeveri. Prandaj është rritur kërkesa që të bëjmë hapa tutje.”, u shpreh Abdullahu në Politiko.

Berisha i tha Abdullahut se më shumë kontribut opozitarë kanë dhënë analistët nëpër studio televizive, sesa PDK-ja.

Ai ka vazhduar duke e pyetur Abdullahun, se kur është mbledhur Këshilli i PDK-së për herë të fundit për t’i diskutuar zhvillimet aktuale në vend.

“Në publicitet keni qenë. Cka keni demasku? Ku, Faton? Më shumë kontribut kemi dhënë nëpër studio televizive, sesa ju. Kur jeni takuar nëpër forumet tuaja për të diskutuar situatën e ndjshme alarmante si parti? Kur i keni diskutuar? Kur e keni mbledhur Këshillin e partisë? Ju e përcjellni trendin, vetëm sa nuk e keni pritur edhe Ambasadën e Bullgarisë, pastaj me reagu ju.”, i tha Berisha – Abdullahut.

Më poshtë momenti i plotë i përplasjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.