Kronika e Zeze

E dhimbshme për familjen Kosumi në Gjilan: Kjo është e reja që vdiq në rrethana të dyshimta

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 11:50

Një rast tragjik ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Petroc në Kamenicë, ku një vajzë humbi jetën në rrethana të dyshimta. Për vdekjen e saj tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit.

Sinjali ka mësuar se kjo ngjarje ka tronditur familjen Kosumi në Gjilan, prej nga vjen viktima, Marigona, rreth 30-vjeçare.

Siç thonë burimet e Sinjalit, viktima ishte dërguar në shtëpinë ku vdiq në Petroc nga një 26-vjeçar, me të cilin nuk dihet se çfarë raporti kanë pasur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konfirmua se është pa shenja jete.

Policia ka marrë deklaratat e dëshmitarëve e po ashtu ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe është urdhëruar hetimi për zbardhjen e plotë të rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.