
Një burrë në qytetin e Gjilanit ka raportuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar, sipas raportit policor njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe më pas në vendngjarje kanë ardhur ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë nxjerrur trupin e pa jetë nga bunari.
Me udhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport policor.