
Ish i burgosuri politik, Sadik Zeqiri është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku nëse kryeministri aktual, Albin Kurti ka qenë veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zeqiri është shprehur skeptik nëse Kurti mund të quhet veteran, porse ka theksuar se ai ka qenë përkthyes dhe sekretar i Adem Demaçit.
“Ka qenë përkthyes dhe sekretar i Demaçit”, ka thënë Zeqiri.
Megjithatë, ai ka dhënë detaje për takimin që e ka pasur me Kurtin përgjatë luftës.
“Unë në prill të vitit 1998, këta më kanë përcjellë kur kam shku në luftë. Unë kam shku atëherë në luftë. Unë jam ra në burg e kam pa me Halil Matoshin, e kemi pa Albinin në burg”, ka thënë Zeqiri.
/Gazeta10/