Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

E masakruan 25 herë me thikë 20 vjeçarin shqiptar, iu hyri në mes arabëve

Gazeta10
18 May 2023 - 16:48

Një i ri shqiptar, i identifiluar si Lauren Spaho, është vrarë brutalisht në qytetin e Karlstad të Suedisë.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në ambientet e një diskoje, ku 20-vjeçari ka qenë tentuar të ndërhyjë për të ndarë një sherr mes disa personave me kombësi arabe.

I riu shqiptar u sulmua në mënyrë brutale nga 9 persona, duke u masakruar 25 herë me thikë.

Spaho u transportua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërkohë që trupi i viktimës nuk ka mundur të vijë ende në Shqipëri te familja.

Familja e të ndjerit ka kërkuar ndihmën e autoriteteve në mënyrë që të sillet trupi i djalit të tyre në Shqipëri.

20-vjeçari kishte 7 muaj që ishte zhvendosur në Suedi si emigrant, ku punonte në fushën e ndërtimit.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe, 5 prej të cilëve janë lënë në burg nga autoritete.

/Euronews Albania/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.