Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E moshuara ndaj së cilës u ushtruar dhunë është nëna e dëshmorit Taulant Nura

Gazeta10
02 Nëntor 2022 - 16:17

E moshuara ndaj së cilës është ushtruar dhunë sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është nënë e dëshmorit, Taulant Nura, raporton Gazeta10.

Kjo është bërë e ditur nga burimet e Gazetës10 për këtë rast.

E njejta është në atë shtëpi meqë nuk ka kush të përkujdeset për të.

Kujtojmë se për këtë rast policia ka arrestuar dhe ka vendosur masë të paraburgimit për 48 orë ndaj 3 personave.

Para rreth një ore në Facebook është publikuar një video ku ndaj të moshuarës në fjalë është ushtruar dhunë nga një infermiere dhe është inqizuar po ashtu.

Disa figura të larta të sferës publike dhe politike e kanë dënuar rasti ashpër. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.