
Viktima që ka vdekur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Prishtinë në mbrëmjen e së martës është i gjinisë mashkullore.
Gazeta10 mëson se i vdekuri është Egzon Haziri rreth 30 vjecar.

Kurse, viktima tjetër që ka marrë plagë dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK-së është e gjinisë femërore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për Gazeta10 rastin.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.
“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai. /Gazeta10/