Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë” – Humanisti Kastrati jep detaje nga takimi me Kurtin

Gazeta10
17 March 2024 - 23:12

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte është bashkuar për iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Ai u prit nga humanisti Halil Kastrati dhe të moshuarit e kësaj shtëpije.

Halil Kastrati e ka falendëruar kryeministrin Kurti për këtë vizitë, raporton gazeta10.

Kastrati përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook tregon se e ka njoftuar kryeministrin Kurti për aktivitetet e shoqarës dhe aktivitetet e saj për këtë vit.

Gjithashtu Kastrati ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë shprehur gatishmërinë e shoqatës për bashkëpunim të ndërsjell në dobi të qytetarëve në nevojë. /Gazeta10/

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë!

Sonte te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit na nderoi në Iftar Kryeminstri i Kosovës z. Albin Kurti së bashku me zv.Ministrin  e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrasrukturës z. Hysen Durmishi si dhe disa deputet e staf nga kabineti i kryeministrit.

Banorët  e shtëpisë ishin shumë të lumtur qe bënë Iftar bashkë dhe qe kishin mundësi të bashkë bisedojnë me të parin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministrin e informuam për aktivitetet e shoqatës si dhe për  projektet tona për këtë vit, gjithashtu shprehëm gadishmerinë tonë për bashkëpunimin të ndërsjell në dobi të qytetarëve  në nevojë.

Faleminderit për vizitën dhe nderin Kryeminstër!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.