Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E rëndë| Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren

Gazeta10
26 January 2024 - 14:00

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar p, Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Tutje, Bytyçi ka deklaruar se rasti hapet rast “Hetim i vdekjes”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.