Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E rëndë në Pogradec, 65-vjeçari humb jetën pasi u lëndua gjatë punës

Gazeta10
29 July 2026 - 13:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesë.

Sipas informacioneve të Top Channel, viktima Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, ishte duke punuar në shtëpi kur është dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës.

Pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.