Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E rëndë: Një person tenton t’i jap fund jetës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë

Gazeta10
09 Shtator 2024 - 13:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, banor i asaj lagje, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, që u rrethua me shirita nga Policia.

Njësitë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Gazeta10 ka kontaktuar Policinë Rajonale në Prishtinë, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.