Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E rrallë – Velipoja mbulohet nga bora / Gasper Marku: Mbas 5 viteve e përfshiu pjesën e bregdetit

Gazeta10
15 January 2025 - 9:31

Gazetari i sportit nga RTSH direkt nga Shkodra, Gasper Marku në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka dhënë detaje për përfshirjen nga bora tek bregdeti i Velipojës.

Si një gjë e rallë, Marku tregon se dëbora ka rënë herën e fundit në Velipojë para 5 viteve, raporton Gazeta10.

“Kjo gjë ka ndodhur para 5 viteve, pra ka rënë borë pas një kohë të gjatë me temperature stabile në Velipojë, por çka vlen të theksohet është sepse bora ka rënë vetëm në bregdet por jo edhe në qytet dhe viset malore”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.