Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

E shiti Ferrarin që e mori për ta rregulluar, arrestohet kosovari në Morinë

Gazeta10
15 March 2023 - 17:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në pikën kufitare në Morinë, pasi që dyshohet se ka mashtruar me një veturë të tipit Ferrari, vlera e të cilit kap shumën e 250 mijë eurove.

29-vjeçari dyshohet se e kishte shitur veturën të cilin e kishte marrë për ta dërguar në servisim jashtë vendit, raporton Gazeta10.

“A. M, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit , është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.”, thuhet në komunikatë.

Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton policia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.