
Arsenali ka bërë goditjen e radhës në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit Eberechi Eze.
“Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e lojtarit që është rreth 60 milionë funte.
Tottenhami ishte shumë afër transferimit të lojtarit, por Arsenali në fund hyri në garë dhe e kompletoi transferimin.
Edhe vetë dëshira e lojtari ishte kalimi te Arsenali, pasi është klubi i tij i fëmijërisë.
27-vjeçari në total me Crystal Palace ka zhvilluar 169 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 28 asistime.
Reprezentuesi anglez ishte për pesë vite pjesë e Crystal Palace, ku ishte transferuar nga Queens Park Rangers.
Arsenali deri më tani në këtë merkatos përveArsenali deri më tani në këtë merkatos përveç Ezes ka transferuar edhe Kepa Arrizabalagan, Martin Zubimendin, Viktor Gyokeres, Noni Madueken, Christian Norgaard dhe Mosqueran dhe këtë edicion synojnë rikthimin tek trofetë.
Eze ndeshjen e fundit me Crystal Palace do ta luajë sonte kundër Fredrikstad në play-offin e Ligës së Konferencës dhe më pas do të kompletohet transferimi i tij te Arsenali.