Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edhe Conte në listën e dëshirave të Chelseat

Gazeta10
06 April 2023 - 8:43

Chelsea po vazhdo të punojë fuqishëm në gjetjen e një trajneri të ri për ta marr drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Graham Potter, raporton Gazeta10.

Londinezët deri më tani janë lidhur me Nagelsmann dhe Enriquen me të cilët bisedimet po vazhdojnë, por tashmë në horizont është future edhe Antonio Conte.

Italian u largua së fundi nga Tottenhami për shkak të rezultateve jo të mira, ndërsa në të kaluarën ka qenë në stolin e Chelseat dhe mund të rikthehet sërish aty.

Sipas “The Independent”, Chelsea po shikon një rikthim shokues të iContes si trajner të tyre i ri për sezonin e ardhshëm.

Në raport thuhet se ka pasur kontakte fillestare mes ndërmjetësve, me një takim të drejtpërdrejtë që mund të ndodh së shpejti.

Ndërkohë, është raportuar se “Blutë” janë në bisedime edhe me anglezin Frank Lampard për t’ia besuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.