
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për ditëlindje.
Limaj ka postuar disa fotografi ku shihet bashkë me Veselin gjatë kohës së luftës.
“Ju presim të bashkuar për ta festuar çlirimin e dytë të Kosovës, lirimin tuaj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, .
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës po e kalon edhe një ditëlindje, të 59-tën, larg familjes.
Ai nga 5 nëntori i 2020-tës gjendet në Hagë ku po gjykohet tash e gati 6 vjet.