Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me Kryediplomatin shqiptar: Bashkërendimi dhe bashkëveprimi detyrë kombëtare

Gazeta10
31 May 2026 - 14:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç shprehet “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”.

Krahas pamjeve të publikura, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, “me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, pohon Kurti.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.