Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edhe zyrtarisht Maldini shkarkohet nga AC Milan

Gazeta10
06 June 2023 - 18:08

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Milani e ka bërë të ditur se e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit sportive, Paolo Maldinin.

Milani ka vendosur që të shkarkojë Ricky Massaran dhe legjendën e klubit, Paolo Maldini për të filluar një aventurë të re me një vizion të ri.

“Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij gjatë këtyre viteve, me rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe me fitimin e Scudettos në sezonin 2021/22”, shkruhej në komunikatën e Milanit.

Përgjegjësitë e Maldinit do të bartën te një grup i cili do të punojë së bashku me trajnerin e skuadrës së parë, dhe që do të raportojë direkt te shefi ekzekutiv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.