Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edi Rama në Beograd me gjithë kritikat, flamuri shqiptar rrugëve të kryeqytetit

Gazeta10
01 September 2022 - 14:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndroj në Beograd për të marrë pjesë në samitin “Ballkani i Hapur”, si një prej organizatorëve kryesor.

E, për të mirëpritur krerët e shteteve pjesëmarrëse janë vendosur edhe flamuj në kryeqytetin serb, Beograd. Edhe flamuri shqiptar është vendosur rrugëve të kryeqytetit së bashku më atë serb, raporton Gazeta10.

Në samitin që nis më 2 shtator, krahas organizatorëve të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija, ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet parashikon ngritjen e një mekanizmi që garanton sigurimin ushqimor dhe mbajtjen e tregjeve të hapura./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.