Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edi Rama në Berlin, mirëpritet nga Olaf Scholz (VIDEO)

Gazeta10
07 March 2023 - 12:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Takimi po zhvillohet në zyrën e kancelarit Scholz në Berlin të Gjermanisë.

Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar se në këtë takim pritet të caktohet data e takimeve për Procesin e Berlinit.

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.