Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Sadriu shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 24-të në Superligë

Gazeta10
10 March 2023 - 11:28

Futbollisti i Ferizajit, Edon Sadriu është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Sadriu kishte pasur një paraqitje mjaft të mirë kundër Llapit, ku me dy golat e tij Ferizaj arriti të arkëtoj pikët e plota në atë ballafaqim.

Pasi mori çmimin e më të mirit të javës, Sadriu deklaroi se ndjehet shumë mirë dhe ai tutje tha se shpreson që Ferizaj të arrijë mbijetesën në Superligë.

“Është nder të shpallesh më i miri i javës në Albi Mall Superligë. Ky shpërblim është falë ndihmës së bashkëlojtarëve, shtabit teknik por edhe përkrahjes së tifozëve tanë. Me këtë seri pozitive, me lojën që dhe përkushtimin që po e tregojmë, besoj që Ferizaj do të arrijë objektivin për të siguruar mbetjen në Superligë. Gjithsesi, na pret një luftë shumë e vështirë deri në fund të kampionatit”, tha Sadriu.

Ferizaj gjendet në pozitën e nëntë në tabelë, me 24 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.