
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar në formë jetësore te skuadra e Lille.
Ylli i kombëtares së Kosovës po vazhdon me paraqitje të mira në çdo ndeshje dhe është shndërruar në njërin nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin francez.
Zhegrova është shpallur lojtari i muajit te skuadra franceze pas paraqitje shumë të mira.
25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime në 40 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.
Vazhdimësia e paraqitjeve të mira të sulmuesin dardan ka rënë në sy të top klubeve evropiane që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Klubet si Real Madridi, Juventusi dhe Napoli janë duke e monitoruar situatën e anësorit dhe në verë ai pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.
Lille për largimin e Zhegrovës kërkon të paktën 15 milionë euro.
25-vjeçari erdhi te klubi francez në janar të vitit 2026 dhe ka kontratë me “Ujqit” deri në qershor të vitit 2026.