Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Zhegrova mes Marseille dhe Juventusit

Gazeta10
18 August 2025 - 10:43

E ardhmja e Edon Zhegrovës pritet të sqarohet në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

 

Largimi i tij nga Lille duket i pashmangshëm, deri dy skuadra janë në garë të fortë për shërbimet e tij.

 

Olympique Marseille është skuadra që është në bisedime të avancuara për më shumë se një javë, por në skenë ka dalë edhe Juventusi që ka shprehur interesim për anësorin e Kosovës.

 

“Biankonerët” fillimisht synojnë ta shesin Nico Gonzalez te Atletico Madrid dhe më pas t’i dërgojnë Lille ofertë zyrtare për 26-vjeçarin.

 

Lille për ta liruar Zhegrovën kërkon rreth 20 milionë euro, shumë kjo që mund të negociohet.

 

Zhegrova në anën tjetër nuk ishte shfaqur fillimisht në fazën përgatitore për Lille pasi kërkon me ngulm largimin nga klubi, gjë që kishte shkaktuar ftohje të raporteve me klubit dhe lojtarit.

 

Ai ka kontratë me Lille deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.

 

26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi kishte pësuar një lëndim që e la jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

 

E ardhmja e Zhegrovës pritet të vendoset në ditët në vijim, por mbetet të shihet nëse do të vazhdojë në kampionatin francez, apo në atë Italian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.