Emisioni ‘PaProtokoll’ në Kanal10 ka vazhduar të trajtoj tema të rëndësishme me të cilat po përballet shoqëria kosovare.
Sonte në këtë emision është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”.
Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK, Edona James.
Ajo ka folur për ofendimet e shumta që ka marrë përmes rrjeteve sociale duke e paragjykuar atë për jetën dhe ndërhyrjet e bëra në turpin e saj, raporton gazeta10.
Sipas saj, njerëzit po mundohen atë bërllokun që e kanë n’fyt me ua dhanë tjerëve.
“Mua me pengon shumë që njerëzit që ofendojnë mundohen që të keqën e tyre t’ia dhanë dikujt tjetër. Unë mendoj se atyre nuk ju ndihmon asnjë psikolog sepsa ata nuk janë të lumtur me jetën e tyre dhe janë të mësuar vetëm t’i ofendojnë njerëzit”, ka thënë Edona James. /Gazeta10/