Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Efi ftohet brenda në dhomën e dënimeve, çfarë përjetoi ajo 

Gazeta10
06 May 2023 - 22:58

Ka filluar finalja e madhe e BBVA. Efi është ftuar në dhomën e dënimeve, por jo për një dënim, ajo do ta marrë një surprizë.

Me të hapur derën e dënimeve, Efi është përballur me diçka të njohur, pamja e kafenes së prindërve të saj.

Ajo aty ka ndjekur rrëfimin e saj se si vendosi të bëhet pjesë e këtij Big Brother-i.

Ajo ka treguar vështirësitë e prindërve të saj, dhe se si lokali i kafenesë së tyre u detyrua të mbyllet. Ajo tutje ka shtuar se është krenare që tashmë mundet tu japë krahë dhe ti ndihmojë në të ardhmen familjes së saj.

Ndërkohë që një kafe në lokal asaj ia ka bërë babai, dhe ajo u pa shume e lumtur e me buzëqeshje.

Babi i saj gjithashtu u shpreh shumë krenar për Efin për atë se çfarë ka bërë ajo këtu brenda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.