Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj për fushatat: Sallat plot, por kur po vijnë në pushtet nuk po i mbajnë premtimet

Gazeta10
12 January 2025 - 20:36

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar nisjen e fushatës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Ajo ka thënë se nisja e fushatës nga AAK u përcoll me fjalime interesante.

“Prej dje kemi pa që sallat plot i kanë të gjithë për arsye se ke një kohë e gjatë. Pati fjalime interesante nga Haradinaj dhe Limaj”, ka thënë ajo.

Ejupi-Hajzeraj ka theksuar se megjithëse sallat janë të mbushura me plot njerëz për secilën parti, kur ata po vijnë në pushtet nuk po i mbajnë premtimet që i kanë dhënë.

“Shpesh në kohën e fushatave ne kemi premtime nonstop, mirëpo kur vjen koha e qeverisjeve shumica e tyre nuk realizohen”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.