Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gabimet nëpër ministri, Ejupi-Hajzeraj: Ka ndodhë kanë shkelë fëmijë dhe s’kanë dhënë dorëheqje!

Gazeta10
14 Tetor 2024 - 21:21

Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka thënë se prokuroria duhet të kyçet nëse ka gabime në procesin e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Këto deklarime ajo i bëri në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ku edhe po diskutohet për problemin që tashmë e kanë ushtarët e FSK-së sa i përket furnizimit me ushqim, meqë kontrata ka skaduar më 30 shtator.

Sipas saj, nëse ka gabime në procese të tilla duhet të ketë edhe dorëheqje.

“Jo vetëm në ushtri, por në çdo ministri nëse ka gabime duhet me i marrë edhe konsekuencat. Tek ne ka ndodhur që e kanë shkelë edhe fëmijën dhe nuk ka marrë as edhe një konsekuencë”, tha Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.