
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Krenar Shalës.
Shala ka kritikuar premtimin e Haradinajt për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se gjasat që ai të kalojë pragun janë vetëm 50%.
Sipas Shalës, anëtarësimi i Kosovës në NATO pa një garanci nga ndërkombëtarët është i pamundur.
“Propagandë palidhje, kemi shku në NATO, kemi shkuar në Jupiter si lojna të fëmijëve”, ka thënë Shala.
Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Ejupi-Hajzeraj.
“Krenar, ato janë synime. Përpos të tjerave, kur e mendojmë ka qenë z.Haradinaj që e ka kriju ushtrinë. Nuk bën me i relativizu s’ëshët kurgjo. Këtë ushtri që e ka Kosova është bo në qeverinë Haradinaj”, ka thënë ajo. /Gazeta10/